Foto arkiv

Kronikë

Nuk ktheu makinën e marrë me qira dhe mashtroi, arrestohet 24-vjeçari në Durrës! Dëshmia: Ma bllokuan në Greqi (Emri)

9 Gusht, 11:00| Përditesimi: 9 Gusht, 11:05

  • Share

Durrës- Një 24-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka mashtruar për për kthimin e një automjeti që e kishte marrë me qira.

Burime zyrtare konfirmuan se lokalizuan pas denoncimit të pronarit të mjetit dhe ndaluan të dyshuarin Shkëlzen Bajraktari, banues në Koplik të Shkodrës, kurse automjeti nuk është gjetur ende dhe po vijojnë kërkimet. I riu ka pretenduar se makina ishte bllokuar kur udhëtoi në Greqi, nga autoritetet e vendit fqinj dhe kjo dëshmi po verifikohet.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga shtetasi S. L., se shtetasi Sh. B., (Shkëlzen Bajraktari) nuk i kishte kthyer një automjet që ia kishte dhënë me qira, arrestuan në flagrancë të dyshuarin”, njoftoi sot (9 Gusht) policia e qytetit bregdetar.

Sipas dëshmisë së pronarit të mjetit dhe subjektit që i lëshonte me qira, “më 31 korrik i ka marrë me qira një automjet dhe nuk ia ka kthyer, me pretendimin se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke”.

Policia po vijon hetimet aktive për të zbuluar se ku ka përfunduar makina në të vërtetë dhe nëse ajo është bllokuar nga autoritetet greke. Kurse dosja iu referua Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?