Korrespondenti i Report TV, Antan Metaj ka informuar mbrëmjen e sotme se për shkaqe të sigurisë në kuadër të ndeshjes Serbi-Zvicër, nuk do lejohen flamuj apo simbole të Shqipërisë dhe Kosovës në stadium.
Madje, edhe personat të cilët kanë pasur të veshura bluzat kuqezi, janë detyruar të ndërrojnë veshje për të hyrë në stadium ku luhet ndeshja që nis në orën 20:00.
Mësohet se kjo ndërmerret si masë sigurie duke parë edhe reagimet që erdhën pas shënimit të golave nga Xhaka dhe Shaqiri kundër Serbisë 4 vite më parë në botërorin e Rusisë. Të pranueshme janë vetëm simbolet kombëtare të Zvicrës dhe flamujt e dy vendeve mes të cilave zhvillohet ndeshja.
Ditë më parë, FIFA nisi hetimin pasi në dhomat e zhveshjes së Serbisë, mbi një flamur të hartës së Kosovës, shfaqeshin ngjyrat e flamurit kombëtar serb. Incidenti i ndodhur u pa si një provokim nga ana e serbëve të cilët janë në prag të eleminimit nga Kupa e Botës, pasi deri më tani ka arritur të sigurojë vetëm një pikë nga një barazim me Kamerunin.
Pavarësisht kontrolleve të shumta nga policia e Katarit për të mos lejuar flamuj të Shqipërisë apo Kosovës në ndeshjen Serbi-Zvicër, korrespondenti i Report TV, Antan Metaj ka arritur të fusë në stadium flamurin shqiptar.
Mësohet se menjëherë pasi është vënë re flamuri shqiptar, policia i ka kërkuar korrespondentit të Report Tv që ta dorëzonte me argumentin se ishte për sigurinë e tij duke qenë se ndodhej tek tribuna e tifozëve serbë.
Në foton e mësipërme të siguruar nga Report TV shihet qartë sesi shqiptarët të cilët janëtë veshur me fanella kuqezi dhe mbajnë në duar simbole kombëtare, por ndalohen të hyjnë në stadiumin ku pritet të luhet ndeshja Serbi-Zvicër që pritet të nisë në orën 20:00.
Rracqirat e Katarit njish me çetnikët e Serbisë
Përgjigjuhahaha ja paske ngritur flamurin shqiptare mu ne mes te tifozave serb...bravo
PërgjigjuKeta katarsat ndertojne xhamija ne kosove ndersa ne serbi rruge dhe spitale .... yttt race e keqe
PërgjigjuKy eshte diskriminim. Serbia dhe FIFA duhet te hidhen ne gjyq.
Përgjigju