Banorët e fshatit Lazarat në Gjirokastër ankohen për punimet e ujësjellësit të ri, i cili do të vihet në punë gjatë verës dhe do të mundësojë ujë 24 orë në ditë për 900 familje. Sipas banorëve linjat shpërndarëse të ujit të pijshëm janë shtruar në kanalet e hapura, por mbulimi i gjurmëve me beton nuk po bëhet siç duhet.
Nëse në kontratë gjurmët e kanaleve duhet të mbulohen me çimento deri në 10 cm, banorët e Lazaratit shprehen se trashësia e betonit në shumë vende nuk i kalon të 2 cm, gjë e cila do të nxjerrë jashtë pune tubacionet.
"Ky është kanali. Ka përfunduar këtu. Aty poshtë ka hedhur beton. Këto janë punimet në Lazarat", u shpreh një banor.
"Nuk lëviz dot me makinë këtu. Ku të shkoj. Kam çarë gomat. U kujtuan dhe erdhën e bënë më keq. Me aq sa shoh, cilësia është 30%. Po të vazhdosh ëm poshtë është kanal", tha një banor.
Report TV ka kontaktuar edhe me teknikun zbatues në terren për këtë pretendim nga ana e banorëve të fshatit. Ai hedh poshtë pretendimet e banorëve duke thënë se cilësia e punimeve dhe mbulimi i gjurmëve të kanaleve të ujësjellësit, është konform projektit dhe kontratës.
"10 cm kemi hedhur. Betonin atje e hodha për të mirën e rrugës. Tek sheshi atje e hodha kot. Për tu mbyllur gjurma e kanalit duhet të jetë 10 cm. Aq është edhe në aspektin teknik ", tha tekniku zbatues i ujësjellësit.
Ujësjellësi i Lazaratit është një financim nga qeveria shqiptare dhe do të mundësojë furnizimin me ujë 24 orë për familjet e zonës. Këshilli Teknik i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve shqyrtoi dhe miratoi në 7 prill të vitit të kaluar ndërtimin e ujësjellësit të Lazaratit. Ky fshat aktualisht furnizohet 30 minuta në 24 orë.
Spaskan faj fshataret e lazaratit . Shikojeni kete puntorin me cante shpine si gangster e punon pa piken e pergjegjesise sikur Te ishin antena. Jo tuba uje qedo futen në toke .
Përgjigju