Paralajmërimi se kontrollet to të jenë më të rrepta dhe jo më këshilluese duket se kanë nisur zbatim që ditën e sotme ku në 24 orët e fundit janë gjobitur për mos mbajtje të maskës mbrojtës edhe respektimin e masave antiCOVID 1647 qytetarë.
Gjatë intensifikimit të kontrolleve në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë gjobitur 1289 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse. Janë gjobitur 344 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik të linjave urbane dhe interurbane, pa vendosur maskën mbrojtëse.
Gjithashtu janë shoqëruar në polici 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.
Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 7 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.
Duke filluar nga dita e sotme, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00. Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania.
Lajmi kryesor:
Nuk respektuan masat antiCOVID, shtohen kontrollet, gjobiten 1647 qytetarë dhe 7 subjekte, dy prej tyre në Divjakë se zhvilluan tubime politike
//ReportTv.al