Foto ilustruese

Bota

Nuk mbajti maskë në publik, dënohet me 6 javë burg britaniku në Singapor

19 Gusht 2021, 08:04| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 08:07

  • Share

Një gjykatë në Singapor dënoi një burrë nga Britania me gjashtë javë burg të mërkurën, raportuan mediat lokale, pasi ai shkelte vazhdimisht protokollet e koronavirusit duke refuzuar të mbante një maskë për fytyrën në publik.

Benjamin Glynn, 40 vjeç, u shpall fajtor; për refuzimin e tij për të mbajtur maskë në një tren në maj, po ashtu refuzoi që të mbante një maskë në një gjykatë në korrik, si dhe kërcënoi nëpunësit publikë. Glynn më parë iu nënshtrua një vlerësimi psikiatrik të urdhëruar nga gjyqtari si rezultat i sjelljes dhe vërejtjeve të tij në gjykatë.

Të mërkurën ai i kërkoi gjykatës të heqë dorë nga ato që ai i quajti "akuza të paligjshme" dhe kërkoi që pasaporta e tij të kthehej në mënyrë që ai të kthehej në Britani për të qenë me familjen e tij.

Qendra e biznesit aziatik është e njohur për zbatimin e rregullave të rrepta dhe ka burgosur dhe gjobitur të tjerët për shkeljen e rregullave të Covid-19. Disa të huajve u është hequr leja e punës për shkelje të rregullave. Qytet-shteti i ka mbajtur nën kontroll shpërthimet e koronavirusit, pjesërisht për shkak të zbatimit ose masave të rrepta të tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?