U kap pa maskë dhe ofendoi policët, Islami lirohet nga komisariati pas 1 ore dhe 'zë mend'! Ish-deputeti: Po bëja ecje me veshje sportive, gjykoj se Rama më izoloi forcërisht

14 Nëntor 2020, 20:24| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 09:09

  • Share

Ish-deputeti i Kuvendit Kastriot Islami, është liruar nga komisariati numër 2 në Tiranë, ku u mbajt për më shumë se 1 orë pasi u shoqërua për shkak se ka kundërshtuar forcat e policisë në momentin që ata i kanë kërkuar kartën e identitetit kur e kanë kapur duke lëvizur pa maskë, në një rrugicë pranë lagjes së tij.

Report Tv mëson se policia e ka shoqëruar Islamin në rrugën "Sulejman Delvina", pasi ky i fundit kur është kapur pa maskë nuk ka pranuar të tregojë kartën e identietit por edhe ka ofenduar policët, ndonëse e kanë kapur duke shkelur rregullat e vendosura nga qeveria kundër përhapjes së COVID. Siç vihet re nga pamjet, në momentin që Islami ka dalë nga komisariati, ka vënë maskë. 

Në reagimin e tij pasi ka dalë nga komisariati, Islami shprehet se ishte duke bërë vrap si çdo ditë me veshje sportive, ndërsa shton se gjykon se ishte kryeministri Edi Rama që e ka ndaluar dhe izoluar për 1 orë e gjysmë në ambientet e komisariatit.

"Policia gjatë kontrolleve per zbatimin e masave anti-COVID ka konstatuar shtetasin K.I pa maskë i cili ka kundërshtuar e fyer punonjësit e policisë te komisariatit numër 2 që i kanë kërkuar kartën e identitetit dhe të vinte maskën. Ne këto kushte ne këto momente ai është shoqëruar ne komisariat  dy shtetasi K.I për veprime të mëtejshme", thotë policia.

Kujtojmë se nga data 11 nëntor (para 3 ditësh) përpos mbajtjes së maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë, kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese anti-COVID, e për pasojë u rikthyen autorizimet online në portalin e- Albania por edhe kufizimet në lëvizje.

Qytetarët për të dalë pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit,  duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania. Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Ora 22:04
U mbajt 1 orë në polici, reagon Kastriot Islami: Po bëja ecje me veshje sportive! Gjykoj Rama më ndaloi dhe forcërisht më izoloi në komisariat

Ish-deputeti Kastriot Islami reagon pasi ka dalë nga komisariati numër 2 ku u mbajt për 1 orë sepse u kap pa maskë dhe kundërshtoi policinë për t'u treguar kartën e identitetit.

Në reagimin e tij ai shkruan se ka qenë duke bërë ecje me veshje sportive dhe sipas tij kryeministri Edi Rama e ka ndaluar dhe forcërisht e ka izoluar në komisariat për rreth 1 orë e 30 minuta.

"Jam në shtëpi...! Si çdo ditë, po bëja ecjen e përditshme me veshje sportive nga parku i Tiranës në drejtim te shtepise... Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta... Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike... ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim... Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe", shkruan Islami.

Ora 21:32
U mbajt 1 orë brenda, Islami 'zë' mend dhe del nga komisariati me maskë

Ish-deputeti Kastriot Islami i cili është mbajtur në komisariat për 1 orë pasi ka kundërshtuar dhe fyer policët, kur ka dalë ka vendosur maskë.

Ai është shoqëruar në komisariat pasi është kalur duke lëvizur pa maskë, dhe në momentin që policët i kanë kërkuar kartën e identitetit ai ka refuzuar që t'ua tregojë madje dhe i ka ofenduar.   

Ora 21:16
U kap pa maskë dhe u mbajt më shumë se 1 orë në komisariat, lirohet Kastriot Islami

Ish-deputeti Kastriot Islami i cili u shoqërua në polici pasi është kapur pa maskë duke lëvizuer në një rrugicë pranë lagjes së tij është liruar nga komisariati numër 2 pasoi u mbajt më shumë se 1 orë.

Ai ka marrë gjobë për mosmbajtje maske si dhe po procedohet për mosbindje dhe fyerje të punonjësve të policisë.

Arsyeja e shoqërimit ka qenë se pasi ka refuzuar që të t'u tregojë policëve kartën e identitetit edhe i ka ofenduar ata.

Ora 21:10
U kap pa maskë dhe ofendoi policët, Islami mbahet më shumë se 1 orë në komisariat

Ish-deputeti Kastriot Islami i cili është shoqëruar në polici pasditen e sotme në rrugën "Sulejman Delvina", pranë lagjes ku banon, pasi u kap pa maskë, po mbahet për më shumë se 1 orë në komisariatin numër 2 në Tiranë.

Ai pasi është kapur pa maskë, nuk ka pranuar që t'u tregojë policëve kartën e identitet, madje edhe duke i ofenduar.

Ora 21:04
Islami në polici, PD akuza Ramës: Hakmarrës i vogël i neveritshëm, ja për çfarë e përdor policinë

Pak pasi ish-deputeti Kastriot Islami është shoqëruar në polici pasi është kapur pa maskë, ka reaguar PD, e cila ka akuzuar kryeministrin Edi Rama.

Ish-deputeti Edi Paloka, akuzon Ramën se po përdor policinë për hakmarrje.

"Hakmarrës i vogël e i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë...", shkruan ish-deputeti Edi Paloka.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 15/11/2020 10:25

    Para ligjit ,Paliqe dhe Kaci zi te gjithe duhet te jene te barabarte.Paliqe nese ka PD njeri ma te neveritshem je ti ir tiger prej letre qe bon te fortin.Sikterr legen se vetem llape ke

    Përgjigju
  • Pelioni: 15/11/2020 09:36

    More zotërinj shqupisto-lsi-te po çhyn Rama në ndalimet e policisë,a është policia për të siguruar zbatimin e ligjit,vetëm atë ka bërë,apo për ju rrumpallahna edhe policia duhet me qenë rrumpalle,a e kuptoni që jeni komplet qesharake për të mos thënë injorante në gjykimet tuaja,turp për ju,iku koha juaj e rrumpallahanes,shqiptarët nuk kanë kohë të tepërt për t'ju kthyer rrumpallahanes tuaj,dilni nga gropa e qenefit ku jeni zhytur dhe kthejuni shtetit ligjor që populli të ketë mundësi t'ju vlerësoj,pasi qenefit dihet çprodukt ka brenda.

    Përgjigju
  • Mira: 15/11/2020 08:28

    Kaci Po pse mor idiot thyen rregullat Je dhe me shkolle Ke pare dhe boten huaj(po e keqja jo si emigrant te te dali by.. a) Vure mend se je ne moshe te madhe

    Përgjigju
  • Haha: 15/11/2020 00:40

    Iku si Las karmas vuri dhe masken , paska shofer dhe shoqerues . Kush ja paguan ?? Po te funksionoj policia siç duhet nuk ka bir kur ve te kundershtoj

    Përgjigju
  • Thththth: 15/11/2020 00:27

    Berisha e rrahu tek rruga e kavajes prane kishes ortodokse, e kam pare vete Kacin e zi qe e bene copa. Cfare beri ky mallakastriot palo burre qe i rropi pronaret e Astirit, firmes me te njejtin emer qe ka marre sot lagjia e katundareve? U be pikerisht deputet i Saliut per ta mbajtur ne pushtet. Kundershton policet por me pas del me maske o mallakastriot pis e qen bir qeni. Ndersa Paloqja ththththth ishte ai budallai ne parlament qe donte te qellonte me TV plazma 52 pol qeverine si rrugac pazari. Pyeteni pak Paloqen se perse mban badyguard njerez te inkriminuar, te denuar ne itali dhe qe gjate kohes se PD-se i futi ne pune ne polici, tatime me emra te ndryshuar. Flasin keta per dekriminalizim dhe ndershmeri. Fatkeqesi nese shqiptaret i shohin keta qen pa pronar si alternative.

    Përgjigju
  • Mondi: 15/11/2020 00:13

    Ka...islami ti kaq I shkurter e te can trapin po te jesh I gjat kushedi cfare do te beje. Edi rama nuk te shikon se ti I harrin deri tek rripi I mesit. Ai shikon larte jo posht

    Përgjigju
  • Iris: 14/11/2020 23:19

    Uaa,si ka mundesi qe policia nuk e ka njohur Kacin ,per me teper i kane kerkuar ID dhe e kane arrestuar e mbajtur ne komisariat ?!Turp te keni o police,figura te tilla te ndritura qe sakrifikuan gjithe jeten e tyre e te familjeve te tyre per te miren e shqipove e partive ku aderojne nuk duhen ndaluar kurre,bile duhen nderuar e respektuar si Bllokistet ne vaktit,se na bejne veze te arta.Kaci,here tjeter mbaj nje plastic shield kur te vraposh,jo per gje por me vjen keq per policet se do t'ju ngjisesh flamen dhe ata nuk jane me fat si ju,te zgjedhurit e kombit,qe ju kurojne jashte.

    Përgjigju
  • Erwin: 14/11/2020 22:17

    Pak te paskan mbajtur.duhet ta kishe kaluar aty naten ta kuptoje se ca do te thote te kundershtosh me fjale se je K....Islami

    Përgjigju
  • Socialisti: 14/11/2020 22:14

    As e dinim qe ekziston po pse je profesot edhe s dubet te mbash maske more legen kastriot topi njeri i thjeshte je mor halabak burre me gjith kete legenin paloka.Pd nuk vjen ne pushtet kurre sa te kete keta rropqira

    Përgjigju
  • Niku: 14/11/2020 22:14

    Doli paloqa pa pikë turpi pse ndaluan kaçin e zi,, po sipas mendjes së paloqes duhen shoqëruar vetëm njerëzit e thjesht jo ata me kullaro,, vazhdoni kështu me këto mendje se mollokopin do merrni në zgjedhje për këto gjëra ju neverit populli.

    Përgjigju
  • Pjeter: 14/11/2020 22:06

    Nuk e ka kap Rama o cop mishi me dy sy,e ka kap policia e shtetit,qe eshte ndryshe nga ajo e Saliut,kerkon qe ne kere katrahure qe po jetojme,te mos dalin cubat te sfidojne ligje e normat kunder pandemise,edhe te mos fyejne policine e shtetit.

    Përgjigju
  • UN FEN TI PI: 14/11/2020 22:02

    O EDI Pa LO*E DOLE ME LEF O PERTEF. PO TATHIN E THUPËS REZIK SE SE FITON O THU THUQ SE POPULLI SHQIPTAR SJU SHEF DOT ME SY O PARTIA WC QENEF PUBLIKE.

    Përgjigju
  • Thuthuqi Kacurrel: 14/11/2020 21:42

    Ik mer jahu po te jet per inot t'morin ty mrena me garip fallco

    Përgjigju
  • vlora: 14/11/2020 21:28

    Sipas Paloqes Rama u ka thene policeve ruani kacin qe kur te dali nga liqeni ai do jete pa maske dhe do ju ofendoje,dhe ju shoqeroeni ne komisarjat .Kjo eshte opozite serioze ,ne vend te denoj veprimin e ketij komunisto-demokrat i del ne mbrojtje.Pyetje po qe se ky demokrato-komunist do ishte korekt me maske do shoqerohej ne komisarjat?Natyrisht jo o thuthuq i PD

    Përgjigju
  • meri: 14/11/2020 21:26

    Kjo lloje fytyre,dhe te tjere si ky,pretendojne se jan ZOTI i zbritur ne token e shqiperise.Per mua keta jan TERRORIST.....,sepse mund te jen asintomatik ,dhe duke mos mbajtur maske,perhapin infeksion,dhe vrasin njerze.( eshte aq tru thar sa,mendon se rregullat i ka ven Rama,dhe per inat ,nuk i respekton)

    Përgjigju
    • Andi: 15/11/2020 09:49

      Tamam llaz ti Llazi

    • Llazi: 15/11/2020 06:27

      Virusi është lojë ndërkombëtare, për të ti bërë rinisje ekonomisë botërore që kishte rënë shumë pas krizës së 2008, edhe për të hequr Trump se i kishte dalë nga shinat elitës botërore, edhe për të filluar vaksina të detyruara që të pakësohet numri I popullsisë. Zgjohu, se nuk ka ndryshim të vret krimineli Li me plumb apo ma gjilpërë, quhet vrasje.

  • Labi: 14/11/2020 21:24

    Jeni bere per tu qi.... motrat te gjitheve ju legena. Kush jeni ju qe thyeni ligjin e perbetoheni se ne di bejme namin po te jemi ne pushtet. Jeni ca bij ..... si Kaç muti si Paloqe turishtrembri. Çfare besimi jepni ju ne popull per tu votebesuar? Me keto lloj sjelljesh e individesh qe po i afrohen popullit per votebesim, na e late te gjatin ne dere peshqesh perseri.

    Përgjigju
  • Dada: 14/11/2020 20:55

    Turp per inate te Edi Rames ofendojn policet. Dhe pretendojne te vine pushtet

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/11/2020 20:39

    Eminenca gri i fatosdegjenerates dhe kaçizi i saliviçidolit,sa paloburre qenke treguar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?