Gjatë 2 ditëve të fundit, policia ka gjobitur 1325 qytetarë të cilët janë konstatuar duke lëvizur pa maska në rrugë. Ata janë gjobitur në masën 3000 lekë, një shumë që do u shtohet faturës së energjisë elektrike.
14 persona janë shoqëruar në komisariat pasi kanë refuzuar të paraqesin dokumentet e identifikimit. Pasi janë identifikuar në polici, ata janë gjobitur dhe më pas janë lënë të lirë.
Policia gjithashtu ka ndëshkuar dhe 4 subjekte të cilët nuk kishin respektuar protokollet e sigurisë ndaj koronavirusit.
Për secilin prej subjekteve është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në dy ditët e fundit janë konstatuar 16 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
nga ato 16 nje u ndeshkua me vdekje!!!
Përgjigju