Nuk mbanin maska në rrugë, gjobiten 1334 persona! Policia ndëshkon 6 qytetarë të infektuar që nuk ishin vetëkarantinuar

14 Dhjetor 2020, 15:49| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 15:59

  • Share

Gjatë fundjavës, Policia e Shtetit ka gjobitur 1334 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska në rrugë. Ata janë ndëshkuar nën masën 3000 lekë, shumë e cila do tu vendoset në faturën e energjisë elektrike.

6 persona të tjerë të cilët janë të infektuar me koronavirus janë ndëshkuar pasi kanë thyer vetëkarantinimin.

Policia i ka ndëshkuar me masë administrative prej 700.000 lekësh ndërkohë që janë gjobitur dhe 2 lokale për mosrespektimin e masave antiCOVID.

Ato janë gjobitur me 1.000.000 lekë, ndërsa janë ndëshkuar edhe 36 qytetarë të cilët lëviznin pas orës 22:00 me masë administrative 10.000 lekë secili.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?