Nuk mbështetën Bejkon, Gjikondi në Report tv: Bardhi e Tabaku po dëmtojnë identitetin e tyre politik! Kanë pakt të heshtur me Berishën

20 Prill 2023, 18:16| Përditesimi: 20 Prill 2023, 18:54

  • Share

Pak ditë më parë Partia Demokratike çeli fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku u prezantua kandidati Roland Bejko për Tiranën. Por në çeljen e fushatës u vu re mungesa e deputetes Jorida Tabaku, ndërsa deputeti Gazment Bardhi ishte i pranishëm, por publikisht nuk mbështeti Roland Bejkon, por vetëm këshilltarët.

Për analisten Brizida Gjikondi, kjo lëvizja e dy deputetëve është në dëmtim të imazhit të tyre politik. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, analistja tha se ata kanë një pakt të heshtur mes tyre me Sali Berishën, për vetë faktin se nuk u shprehën për Bejkon që është kandidat i Alibeajt.

‘Alibeaj ka merita pasi po shkëput të djathtën shqiptare nga berishizmi. Numri i 2 i kësaj partie që është Gazment Bardhi, promovoi emrat për këshilltarë bashkie, por nuk tha çerek fjalë për kandidatin për kryetar bashkie, të njëjtën gjë bëri edhe Tabaku. Figura të tilla që janë hequr si qendrestarë përpiqen që të mbajnë një dorë në bakllava dhe një dorë në revani. Më mirë njerëz që të pozicionohen qartë, sesa personazhe që rrinë në një krah dhe bëjnë duva për krahun tjetër. Tabaku dhe Bardhi në radhë të parë dëmtojnë identitetin e tyre politik. Kanë një pakt të heshtur me Berishën, që nga momenti që nuk shprehen për Bejkon për kandidatin e Alibeajt. Ato krijojnë një premisë një mesazh për t’i treguar të gjithëve rezistencën, sidomos përballë një krahu siç është i Berishës dhe Metës. Alibeaj është për t’i hequr kapelën pasi ka dalë kundër Metës dhe Berishës. Gazment Bardhi bënte si një krah radikal i PD-së. Ai përpiqet që të promovojë veten të bëjë si agresiv që është në rresht të parë të rezistencën që i takon të pozicionohet qartas me krahun progresist. Rëndësi ka të shpëtosh fytyrën dhe moralin. Gazment Bardhi po kërkon vetëm që të promovojë veten. Ai dhe Tabaku i kanë arsyet e tyre personale private sepse nuk mbështesin kandidaturën e bashkisë së Tiranës për PD-në. Çdo shqiptar nga Konispoli e di shumë mirë që Bejko nuk është një kandidat Mjafton që të marrësh pjesë në atë betejë, rëndësi ka qe të jesh prezent për të marrë pjesë në garë.’- tha Gjikondi.

Duke u ndalur tek premtimi i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta për Tiranën Belind Këlliçit për transport falas, Gjikondi u shpreh se premtimet e tij janë si Sudja në ’97.

‘Premtimet si Sudja në ’97. E djathta shqiptare luan me mashtrimin dhe kërkon ë tu prishë mendjen dhe gjoja të marrë votën. Ti mund të arrish të bësh autobusë falas kur je një shtet që jem me standardet e Holandës. Këlliçi do të vazhdoj të bjerë. Është i sfumuar në fushatë. Në rreshtin e parë është Krymadhi dhe Berisha. Me vjen keq kur thonë është i zgjedhuri i Berishës, ai është i zgjedhuri i Metës.’- tha Gjikondi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 20/04/2023 19:57

    Po eshte e vertet Bardhi dhe Tabaku bejn lojen e karnavaleve luajn me maska ne politiken shqiptare.Po besoj se do vij momenti kur maskat e ketyre te dyve do bien dhe do ti nxjerri vet koha si te tepert ne politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?