Eva Murati

VIP & Spektakël

‘Nuk mburrem me paratë e vjedhura nga fondet publike’/ Eva Murati sqaron komentin e saj: Ishte provokim!

16 Shtator, 19:15| Përditesimi: 16 Shtator, 19:21

  • Share

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur sportive Eva Murati,u bë virale në rrjetet sociale për shkak të një komenti në ‘Tik-Tok’ në lidhje me dasmën e ish-partnerit të saj Genar Topallin, (djali i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli) me prezantuesen Cindy Marina.

Komentit: “Pra, ti po na thua se nuk do e doje një dasmë aq përrallore dhe një djalë aq të edukuar dhe të pasur?!”, Eva iu përgjigj: “Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”.

Por duket se sot moderatorja ka dhënë një tjetër version të ngjarjes. Gjatë një prononcimi, Muratri tha se e gjitha ishte kthim i një përgjigje, ndaj një personi që sipas e kishte provokuar.

Ndërsa më tej, Eva Murati shtoi se është bërë padashur pjesë e një ‘telenovele’ që nuk ka dëshirë që jetë pjesë.

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla.

Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme.

E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • MARKELJAN: 16/09/2025 20:51

    EVA BUKUROSHE JE SI DRIT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?