Dinu Aleks, tifoz i zjarrtë i Messit

Sport

‘Nuk më ka mbetur asgjë për të parë në këtë botë’, fjalët e fundit të tifozit të flaktë të Messit pas humbjes së Argjentinës

24 Qershor 2018, 12:26| Përditesimi: 24 Qershor 2018, 13:33

  • Share

Tifozi i zjarrtë i Lionel Messit, 30 vjeçari Dinu Aleks, është gjetur i vdekur  në brigjet e lumit Menaçil, në një provincë në Indi. Ai ishte lajmëruar si i zhdukur që pas ndeshjes së fundit të Argjentinës e cila u mund nga Kroacia.

Para se të zhdukej, ai kishte lënë edhe një shënim ku shkruhej: “Nuk më ka mbetur asgjë për të parë në këtë botë. Po shkoj drejt vdekjes. Askush nuk ka përgjegjësi për vdekjen time.”

Dinu Aleks ishte tifoz i zjarrtë i Mesit, dhe punonte si llogaritar pranë një firme private.

Lajmin për zhdukjen e tij e kanë dhënë familjarët pasi e ëma nuk e ka gjetur në dhomë mëngjesin e të premtes. “Kur e kontrolluam dhomën e tij, gjetëm një letër, një fanellë të Argjentinës dhe një kasë telefoni me fotografi të Messit”-është shprehur babai i viktimës.

(Dinu Aleks, tifoz i zjarrtë i Messit)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?