Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

'Nuk më kënaq vendi i dytë', Colella: Ju tregoj afrimin e ri të Partizanit

24 Maj 2023, 11:27| Përditesimi: 24 Maj 2023, 11:28

  • Share

Partizani luan nesër në 16:00 në transfertë me Kastriotin në "Elbasan Arena". Pas 34 javësh kampionat, "Demat" mbajnë vendin e dytë në Superligë, dy pikë pas Tiranës kryesuese. Në komunikimin për mediet, trajneri Giovanni Colella nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, dy javë nga fundi i sezonit.

"Nuk kemi probleme të veçanta. Nuk kemi asnjë problem. Bilali ka pasur probleme fizike, asgjë serioze. Nëse jemi atje dhe fitojmë, sigurisht që ne besojmë. Ne do ta bëjmë deri në fund. Presioni është diçka normale në këtë pikë. Kush nuk ka presion, nuk mund të bëjë as detyrën e trajnerit as të lojtarit. A e ndal Bylisi Tiranën? Pse jo, mund të ndodhë. Unë nuk bëj llogari për të tjerë por për vete. Në futboll gjithçka mund të ndodhë", tha fillimisht Colella.

Më pas trajneri i Partizanit foli për llogaritë që mund të dërgojnë Partizanin te titulli kampion.

"Llogaritë? Duke parë që kanë mbetur edhe 2 ndeshje është normale të ketë llogari të tilla. Duke mos e fituar derbin, kemi mundësi të bëjmë llogari për kundërshtarin. Kush është ndjekës bën llogari e kush kryeson jo. Janë 3 skuadra për mbijetesë dhe një përballet me ne e tjetra me Tiranën. Presion nuk kemi vetëm në këtë moment por kemi pasur gjithë kampionatin. Është diçka normale. Kastrioti i dorëzuar? Nuk e kam dëgjuar Çelën por edhe unë kam thënë më parë nuk jemi në luftë për titull. Mund të ndodhë gjithçka por ne që jemi ndjekës na mbetet vetëm të shpresojmë", tregoi Colella.

Trajneri i Partizanit nuk kënaqet me vendin e dytë në kampionat dhe shpreson te dy ndeshjet e fundit të sezonit.

"Vendi i dytë? Në kampionat janë 36 ndeshje dhe patjetër që është vend që e meritojmë. Në një kampionat kaq të gjatë, nëse përfundojmë në vendin e parë ose të dytë, bëhen llogari në fund dhe kudo që të renditemi, e kemi merituar për atë që kemi dhënë. Ndoshta ka një specifikë më të veçantë në Kupë dhe jo në kampionat. Nuk mund të më kënaqë vendi i dytë por nëse e meritojmë do të qëndrojmë", tha italiani.

Trajneri më pas foli edhe për afrimin e Kekos nga Korabi, si afrimi i parë për sezonin e ri.

"Keko i Korabit? Mendoj se është shumë i mirë. Jam i kënaqur që kemi bërë një zgjidhje të tillë në janar dhe zgjedhja e Kekos është për vazhdimësi. Partizani duhet të investojë kohë dhe para në lojtarët vendas”, tha mes të tjerash Colella.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?