'Nuk më shkarkuan, ishte vendim personal' /Reagon ish-drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare

11 Korrik 2019, 18:20| Përditesimi: 11 Korrik 2019, 18:22

  • Share

Ish- Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani ka reaguar pas lirimit të saj nga detyra ditën e djeshme me vendim të qeverisë. Asllani thotë  se largimi nga detyra ka qenë vendim i saji, motivuar nga zgjedhja për t’iu rikthyer jetës akademike pas një shkëputjeje 5-vjeçare që qëndroi në krye të Bibliotekës Kombëtare.

"Persida Asllani, ka kërkuar lirimin nga detyra e  drejtores së Bibliotekës Kombëtare  për arsye të vendimit të saj për t’u rikthyer në karrierën universitare, në përfundim të afatit ligjor që parashikon Ligji i Arsimi të Lartë dhe aktet e tij nënligjore për mundësinë e ruajtjes së vendit të punës në Institucionet e Arsimit të Lartë, për një periudhë maksimale prej 5 vjetësh dhe pa mundësi përsëritjeje. Karriera e saj universitare ka zënë fill në vitin 1995 ne Universitetin e Tiranës, me emërimin si pedagoge në Departamentin e Letërsisë, dhe e vetmja shkëputje prej saj ndodhi para 5 vjetësh kur iu besua drejtimi i Bibliotekës Kombëtare, detyrë që e pranoi me shumë nderim e përkushtim, në shërbim të këtij Institucioni si dhe të Rrjetit Kombëtar të bibliotekave dhe të jetës së librit në përgjithësi në Shqipëri dhe më gjerë", thuhet në një reagim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?