Mazhoranca njoftoi se nuk do të pranojë për shqyrtim asnjë dokument që mban firmën e deputetit Sali Berisha, për shkak se sipas tij ai është shpallur non-grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Për të sfiduar këtë qëndrim të mazhorancës, Sali Berisha doli para kamerave duke firmosur më 13 Maj një kërkesë për mocion urgjent me debat me Kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e tij publike për Bashkimin Europian. Por mesa duket e gjitha ka qenë një bllof dhe gënjeshtër e Sali Berishës.
Në kërkesën e deputeteve të opozitës që është protokolluar në Kuvend me nr. 1802, datë 13.05.2022, mungon firma e deputetit Sali Berisha. Dokumenti që është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend mban firmën vetëm të deputetëve Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këllici, Edi Paloka dhe Flamur Noka. Pra dokumenti që Sali Berisha nënshkroi live para kamerave dhe që më pas iu shpërnda mediave duket se ka qenë thjesht për të mashtruar opinionin publik se ai nuk i nënshtrohet presionit të mazhorancës.
Por e vërteta është që për të mos u refuzuar kërkesa, Sali Berisha i është nënshtruar presionit të mazhorancës, ose deputetet e tjerë të opozitës që kanë nënshkruar kërkesën janë tallur me të. Pas këtij qëndrimi duket se Sali Berisha po mësohet me idenë se është një deputet ndryshe në Kuvendit e Shqipërisë, jo vetëm non-grata nga SHBA, por non-grata edhe nga shumica në Parlament.
Kryeministri Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës e kanë cilësuar shpesh si të vdekur politikisht dhe në deklaratat e tyre thonë se "nuk merren me botën e përtejme", duke treguar kështu se nuk do të bëjnë asnjë negociatë me të dhe nuk pranojnë kërkesat që mbajnë emrin e tij.
Duke qenë se kërkesa nuk është firmosur nga Sali Berisha ajo është përfshirë menjëherë në procedurë parlamentare dhe do të shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarëve më datë 17 Maj, ora 10:00.
Firmat e deputetëve në kërkesën e parë për mocion me debat
Firmat e deputetëve në kërkesën e dytë për mocion me debat
(Klikoni këtu për të lexuar kërkesën për mocion në parlament)
Mocionet e debatit zhvillohen mbi bazen e Kushtetutes dhe rregullores se Kuvendit. Jo deshires se maxhorances apo opozites. Nese kerkohet ne baze dhe per zbatim te atyre akteve, nuk eshte e drejte por detyrim zhvillimi i debatit. Cdo veprim tjeter ne kundershtim ose shkelje ne rastin me te mire perben shkelje administrative, dhe me te keqin veper penale per kryersit (shperdorim detyre). Shtetet udhehiqen nga zbatimi i ligjit dhe jo shkelja, neperkembja apo mos zbatimi.
PërgjigjuBerisha vuri Bashen ne krye qe na hoqi zarin, tani thote eshte i paafte edhe nuk mban pergnegjesi. Njesoj edhe Rama vuri Meten e tashi e sulmon. Vitet ikin, ne plakemi pa shprese, keta zevendesojne njeri tjetrin plot shpresw.
PërgjigjuPse nuk i bene sfid Z. BERISHA Te votoj neni per tek ligji i dekrimanilizimit per cdo person non grada te mos jete me deputet. Ky eshte prokacioni a do ta votoj Rana?
Përgjigju