Nuk mjafton ‘dopieta’ e Ronaldos, Juventus ngec në shtëpi kundër Parmës, Napoli OK

3 Shkurt 2019, 10:26| Përditesimi: 3 Shkurt 2019, 10:28

  • Share

Juventus nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e kësaj jave në “Seria A”. Bardhezinjtë në sfidën e zhvilluar në Torino kundër Parmës kanë barazuar me rezultatin 3-3. Ronaldo falë një devijimi në minutën e 36 edhe Rugani në pjesën e dytë I dërguan shifrat përkohësisht në 2-0, duke dhënë idenë se do të ishte një ndeshje e lehtë për “zonjën e vjetër”. Dy minuta pas golit të Ruganit, Barilla shkurtoi diferencat për miqtë, por Parma brenda pak sekondash do goditej sërish nga Ronaldo i cili me kokë dërgoi me shifrat në 3-1.

Sikundër pritej, Parma arriti të reagonte falë Gervinho-s I cili me një finte spektakolare ngushtoi diferencat. Kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej me këtë rezultat, në minutën e 93 Gervinho barazoi rezultatin në 3-3 falë edhe një reagimi të dobët të portierit.

Ndryshe nga Juventusi, Napoli ka marrë një fitore të lehtë kundër Sampdorias. Në “San Paolo” Milik zhbllokoi shifrat në minutën e 25 pas një asist të bukur të Callejon. Në harkun e 1 minuti Lorenso Insigne dyfishoi rezultatin, ndërsa pak para fundit të lojës Verdi vulosi shifrat përfundimtare me penallti. Pas 22 javësh kampionat Napoli është në kuotën e 51 pikëve, 9 më pak se Juventusi kryesues.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?