Nuk mjafton, mposhtet Villareal! Liverpool finalistja e parë e Champions League

3 Maj 2022, 23:03| Përditesimi: 4 Maj 2022, 14:13

  • Share

Liverpooli është finalistja e parë e Champions League! Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishme përballë Villareal, e cila ndonëse luftoi shumë fort, nuk ia doli që të realizonte ëndrrën.

“Të kuqtë” fituan ndeshje e parë të gjysmëfinales 2-0, ndërsa sonte në “Esadio di Ceramika”, ndaj Villareal, takimi përfundoi 2-3.

Kështu, Liverpool shkon për herë të dhjetë në një finale Champions-i në historinë klubit, teksa nesër pritet të mësojë edhe kundërshtarin e radhës mes Real Madrid ose Manchester City.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?