Azmer Duleviç është larguar nga Lëvizja Shqipëria Bëhet. Duleviç, i cili kandidoi në Fier nën siglën e kësaj partie por nuk siguroi dot mandat, e ka bërë të ditur largimin përmes rrjeteve sociale, duke shkruar se bëhet fjalë për një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës së tij.
“Dua t'ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet. Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe. Bashkë do të shihemi më të fortë! Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim!”, shkruan Duleviç.
Edhe me rinumërimin në Fier, Nisma Shqipëria Bëhet nuk arriti që të siguronte 519 vota që i duheshin për t’i “rrëmbyer” mandatin Partisë Socialiste. Duleviç ndoqi nga afër edhe procesin e rinumërimit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, dhe në një intervistë për Report TV, theksoi se kishte parë vota të tyre që ishin shpallur të pavlefshme.
Postimi i Duleviç
Komente

I vetmi njeri qe I mori votat me forcat e tij!Respect per kete djal!
Përgjigju