Politikë

Nuk mori mandat, Pandeli Majko: Shpresoj t’ju kem dhënë gjithçka, kërkoj leje për t’u ulur në aeroport

30 Prill 2021, 18:36| Përditesimi: 30 Prill 2021, 18:40

  • Share

Paneli Mjako është një nga emrat e njohur që nuk arriti të merrte dot mandatin për t’u bërë pjesë e Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë. Majko i renditur i 19 në listë, tha se nuk mundit ta kalonte herësin edhe pse ishte ndër 10 të parët më të votuar në qarkun e Tiranë dhe për këtë bëri fajtor sistemin elektoral. Majko shkruan se ai u fokusua shumë në fushatën për partinë, duke lënë në plan të dytë numrin personal. 

Pasi i ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij, Majko shprehet se shpreson t’i ketë dhënë PS-së dhe socialistëve gjithçka duke i përshëndetur të gjithë socialistë me një shprehej që e përdorin pilotët “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport". Majko mori në qarkun e Tiranës 8785 vota individuale.

“Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!

Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!" Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.

Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!”, shkruan Majko.

Komento

Komente

  • Kalsiandër: 01/05/2021 13:19

    Pandeliun e duam president që të na nderoj me butësin dhe mënçurin e tij!

    Përgjigju
  • Turi: 30/04/2021 21:34

    Pandi mos u merzit shoku se presidenca te pret se shpejti

    Përgjigju
  • Ana: 30/04/2021 18:59

    Hajt mos u merzit o Pandi. Do ta kapesh patjeter ndonje vend si ambasador...

    Përgjigju
  • emri: 30/04/2021 18:55

    mire qe te nxoren ne pension, se qyfyre dhe batuta di vetem. se per se e ke bere dhe inxhinierine ... nje zot e di.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?