Ilir Meta

Politikë

Nuk mori mandatin, Ilir Meta urdhëron nga burgu analizë për rezultatin e 11 majit në Qarkun e Tiranës

20 Maj, 18:46| Përditesimi: 20 Maj, 19:13

  • Share

Ilir Meta ka njoftuar nga qelia këtë të martë se ka firmosur udhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit në Partinë e Lirisë.

Nuk dihet nëse Meta është nxitur për këtë urdhër nga fakti që Partia e Lirisë nuk arriti t'i mbledhë votat e mjaftueshme për të hyrë në parlament, apo nga rezultati i dobët i kësaj force politike në mbarë vendin

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,

Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore”,- njofton Meta në rrjetet sociale.

Ilir Meta garoi në listën e hapur të PD-ASHM për Qarkun Tiranë, ku mori 7981 vota, jo të mjaftueshme për të hyrë në parlament, pasi koalicioni fitoi vetëm 13 mandate në këtë qark, duke i dhënë mundësinë vetëm Jorida Tabakut të rizgjidhet deputete, si më e votuara e listës së hapur.

Ndërsa në rang vendi, Partia e Lirisë llogaritet t'i ketë dhënë koalicionit të Berishës rreth 26 mijë vota.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 20/05/2025 22:01

    O ilir qe vetem I lire nuk je laj kembet atit gjakqiri berishe qe fute 4 kepusha ne parlament se ti dhe partia e sumes do ishte harruar!e pe sa te vlen lekura!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?