Në aktivitetin e sotëm të ceremonisë së ngritjes së flamurit të BE tek kryeministria në mënyrë simbolike ka qenë i ftuar edhe kreu i SPAK Arben Kraja, ndonëse nuk mori pjesë. I kontaktuar nga Report Tv, për mungesën e tij, Kraja pranoi që e ka marrë ftesën, por sqaroi se nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera.
"Kam pasur ftesë, por për arsye të angazhimeve që kisha të planifikuara më parë online takime me autiritete homologe të huaj, nuk kisha mundësi të shkoja, angazhime për çështje pune", tha Kraja për Report Tv.
Ndërkohë ditën e djeshme në llogarinë zyrtare të SPAK në Twitter, Kraja shprehu vlerësimin për hapjen e negociatave duke vënë theksin edhe tek kontributi i këtij institucioni.
“Shqipëria një hap para drejt familjes së madhe Europiane! Krenarë për kontributin e dhënë në këtë proces. Të ndërgjegjshëm për punë të mëdha përpara. Të vendosur për të realizuar pritshmëritë e shtetasve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë”, shkruhej në urim.
Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, sot në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita.
Një ditë më parë (19 korrik) Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.
Populli vlereson punen dhe jo analuzen e organeve ku SPAK ka dhene sinjale shume pozitive .A di te hapen dosjet oer Saliun dhe Meten para se Kraha te oerfundoj mandatin ?
PërgjigjuKraja I Saliut dhe Metes!
PërgjigjuKraja i drejte dhe i thjeshte si person por frikacak per te gjykuar peshqit e Medhenj. Personat qe kane mbi 20 vjet ne punet kryesore te shtetit, kane pasuri prrallore me korupsion dhe megjithese te denoncuara, SPAK-u nuk i ndeshkon. Vetem vilat ne bregdet jane me pare krimi.