Ilir Alimehmeti

Politikë

'Nuk mund të varet vetëm nga Berisha', Ilir Alimehmeti kërkon riformatim forumesh në PD

1 Gusht, 17:28| Përditesimi: 1 Gusht, 18:39

  • Share

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër të pozicioneve drejtuese.

Në një intervistë për RTSH-në, Alimehmeti tha se edhe pse mandati i kupolës drejtuese përfundon në vitin 2026-të, ndryshimet nuk janë tabu edhe si të tilla, ato mund të afrohen në kohë.

“Sa më shpejt të fillojë puna për riformatimin aq më mirë jemi ne. Gara e ardhshme zgjedhore janë patjetër zgjedhjet vendorë të 2027-ës. Kështu që, a do të kemi ne një organizim që të optimizojë këto zgjedhje në 2027-ën apo jo, kjo është çështja. Dhe në këtë drejtim, patjetër riformatimi, rioksigjenimi dhe lëvizja e ideve dhe mendimeve, sidomos, duhet të heqim dorë nga mos thënia e gjërave, pasi nuk na çon përpara”, tha Alimehmeti.

Pavarësisht se cili do të jetë qëndrimi i Sali Berishës, gara për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike duket e mirëpritur për Ilir Alimehmetin.

“Nëse dikush e ka ambicien dhe dëshiron të garojë, absolutisht çdo ditë që kalon është e humbur dhe duhet ta marrim këtë gjë parasysh. Dhe nuk mund të varet kjo vetëm nga doktor Berisha i cili garon apo në maj. Po të jetë kështu do të thotë që kemi një problem pastaj me këtë personin i cili mund të ketë ambicien drejtuese apo jo”, thotë ai.

Edhe pse ju bashkua PD-së si prurje e re me rikthimin e Berishës në krye të saj, thotë se procesi i Rithemelimit nuk i përmbushi të gjitha pritshmëritë.

“Nevojitet një hapje e gjerë, një oksigjen i gjerë sepse ka energji dhe ka njerëz me kontribut Partia Demokratike”, tha Alimehmeti.

Ilir Alimehmeti i bën thirrje ndërgjegjes së drejtuesve të PD-së të rikthejnë sytë tek meritokracia për të vlerësuar kontributin e dhënë nga demokratët në forma të ndryshme. Sjell në referencë edhe Ervin Salianjin, i cili sikundër thotë kreu burg politik./ RTSH

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Formatim: 02/08/2025 03:18

    Nuk ka formatim pa prurje te reja pra duhet te investohet tek brezi 16-18 vjec me trajnime me pikpamje demokratike etj kush merr brezin e ri qendron ne politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?