Basketbolli ashtu si të gjithë sportet e tjera në vendin tonë që zhvillohet në salla të mbyllura ka marrë së fundmi përgjigjje negative nga qeveria për të nisur aktivitetin, për shkak se rrezikon përhapjen e pandemisë. Ky sport që prej marsit ka pushuar së zhvilluari dhe për sekretarin Korab Llazni kjo është e çuditshme në një kohë kur është propozuar edhe një protokoll sigurie, i ardhur nga FIBA.
‘Ajo që e ka agravuar më tepër situatën është hezitimi për kthimin e përgjigjjes dhe tejkalimin e disa afateve që kanë qenë të domosdoshme për të zbatuar pjesmarrjen në veprimtaritë që kanë qenë në proces. Kjo ka sjellë pengesë të madhe dhe te shoqatat kombëtare, por ajo që është më e rëndësishmja është mungesa e përgjigjjes në raport me protokollet ndërkombëtare që FIBA i ka dresuar federatës tonë që me 6 gusht.’
I pyetur se kush janë dëmet që ka pësuar basketbolli për shkak të mos zhvillimit të aktivitetit Llazani përgjigjet:
‘Dëmi i shkaktuar nuk është vetëm financiar, që nuk është i vogël, por ka edhe dëm psikologjik. Nuk është thjeshtë basketbolli, sepse në këtë fushë luhet edhe volejbolli, ping-pongu dhe shumë sporte të tjera.’
Këtë sezon duhet të nis për herë të parë Liga Unike e Basketbollit me tetë skuadra nga Shqipëria dhe Kosova, por pavarësisht se ne jemi i vetmi vend në Europë që nuk lejojmë zhvillimin e sporteve në salla të mbyllura Llazani thotë se ky aktivitet nuk rrezikohet.
‘Pandemia u bë një frenim për të startuar fuqishëm Liga Unike, por ajo do të bëhet me çdo kusht sespe ezkiston vullneti për ta bërë diçka të tillë. Nuk e ndal dot pandemia sepse është diçka e dëshiruar prej të gjithë shqiptarëve.’