foto ilustruese

Bota

Nuk ndalet COVID në Itali, në 24 orë u regjistruan 32.191 raste të reja dhe rekord vdekjesh në valën e dytë

17 Nëntor 2020, 17:27| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 17:39

  • Share

ITALI- Italia vazhdon të mbetet një nga shtetet që virusi e ka goditur më së shumti si në botë ashtu edhe në Evropë.

Gjatë 24 orët e fundit Italia shënon 32.191 raste të reja infektimi në të gjithë vendin. Fatkeqësisht numri i viktimave nga virusi shkatërrues sot ka qenë 731, duke qëndruar një numër shumë i lartë.

Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona. Zona e kuqe e cila është vatra me e rrezikshme aktive aktualisht, zona portokalli e cila është dhe zona e mesme dhe zona e verdhë e cila konsiderohet me numrin më të ulët të infektimeve.

Pavarësisht masave drastike të marra nga qeveria italiane duket sikur virusi nuk ndalet  dhe numri i infektimeve në vend mbetet i lartë.

er.k./K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?