Nuk ndalet masakra në lumit Mat, eksperti: Zgjidhja është ndalimi i shfrytëzimit   

2 Qershor 2020, 21:54| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 22:01

  • Share

Masakra në shtratin e lumit Mat vazhdon. Ekskavatorët punojnë të pa shqetësuar duke mbushur kamionët me zhavorr. Në Urën e Zogut në Milot ku makineritë e rënda po marrin zhavorr fare pranë urës që është një monument kulture. Rrjedha e ujit godet vazhdimisht këmbët e urës duke i dobësuar ato. Betoni rreth tyre nuk ekziston dhe mbahen vetëm me shufra metalike.

E njëjta situatë është edhe në urën e Matit, në rrugën e vjetër të Lezhës, ku vazhdon gërryerja e shtratit të lumit, duke dëmtuar këmbët e urës. Kamera e Report Tv përgjatë rrugëtimit në akset nacionale Laç-Lezhe dhe Milot-Mirditë filmoi disa lavatriçe rërë të cilat kanë leje shfrytëzimi për inertet e lumit.

Grupi i xhirimit u ndal edhe në fshati Skuraj, ku nga gërryerja e vazhdueshme, lumi ka nisur të përpijë tokat. Eksperti i Mjedisit Jak Gjini thotë se shtrati i lumit është devijuar, duke u kthyer në një rrezik serioz.

"Devijimet e rrisin shumë riskun e përmbytjes, aq më teper që argjinaturat në dy krahët gjatë periudhës së shfrytëzimit janë dëmtuar argjinaturat mbrojtëse nga mjetet e rënda. Po kështu edhe penat mbrojtëse që mbajnë rrjedhën e lumit janë dëmtuar. Pra është një situatë kritike", u shpreh eksperti për Report TV.

Sipas ekspertit Gjini zgjidhja e këtij problemi është ndalimi i shfrytëzimit  dhe disiplinimin i rrjedhës së lumit.

"Kërkohen ndërhyrje të forta, vendosja e penave pastaj duhen ndërhyrje të tjera, si barrierat mbrojtëse dhe restaurimi i argjinaturave", u shpreh Jak Gjini.

Dy ditë më parë policia e Lezhës dhe Inspektorati i Mjedisit dhe Territorit proceduan penalisht tre persona dhe vendosën 6 milionë lekë gjoba ndaj subjekteve që u kapën duke punuar pa leje shfrytëzimi në shtratin e lumit. Ndërhyrja për mbrojtjen e lumin konsiderohet e vonuar dhe e pamjaftueshme, pasi shfrytëzimi pa kriter ndër vite ka sjell pasoja të rënda.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 03/06/2020 02:26

    Duket ç popull bajgë jeton perreth ketij lumi aq sa nuk ka bythe te gerryeje malet për të mxjerre gure por mer zhavor të gatshem prej lumit. Turp! Ngrihu Enver të besh zap minjtë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?