Bota

Nuk ndalet së dridhuri Kancelarja Merkel, e treta herë në dy javë. Reuters, dridhjet, problem psikologjik (VIDEO)

10 Korrik 2019, 13:44| Përditesimi: 11 Korrik 2019, 14:54

  • Share

Këtë herë do të jetë e vështirë për të bindur shtypin botëror dhe njerëzit e shqetësuar, duke thënë se është vetëm një problem dehidratimi.

Angela Merkel ka rënë përsëri pre e të dridhurave, e treta herë në dy javë. Kësaj here gjatë takimit me Kryeministrin e Finlandës, dhe në një moment veçanërisht të sikletshëm, kur notat muzikore po luanin himnin kombëtar dhe sytë e të gjithëve ishin drejtuar te kancelarja dhe miku i saj.

Kancelarja Angela Merkel është 64 vjeçe dhe sipas stafit të saj, ajo ka shëndet të shkëlqyeshëm. Sipas burimeve qeveritare të cituara nga agjencia Reuters, dridhjet janë një problem psikologjik.

Problemet shëndetsore të Merkel vijnë në një kohë kur ekonomia gjermane duket se është ngadalësuar dhe koalicioni qeveritar po tregon shenja të paqëndrueshmërisë.

Komento

Komente

  • adamo311: 10/07/2019 17:02

    Trashegimi nga i ati!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?