Sokol Dervishaj dhe Gledion Rehovica

U njoftua se u largua nga LSI, Sokol Dervishaj reagon për Report Tv: Nuk është e vërtetë

4 Shkurt 2021, 09:50| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 10:38

  • Share

I larguar nga LSI, Gledion Rehovica, i cili iu bashkua PS-së pak ditë më parë, tha se ish ministri i Infrastrukturës, Sokol Dervishaj është larguar nga LSI por që ende nuk e ka bërë publike. Kjo solli reagimin e vetë Dervishaj, i cili tha për Report Tv se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se ai vijon të jetë më LSI-në.

"Nuk jam larguar nga LSI dhe lajmi nuk është i vërtetë", tha Dervishaj për Report Tv.

Në një intervistë për Vizion Plus, Rahovica tha se nga LSI është larguar ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishi por që ende nuk e ka bërë publike.  

"Kontaktet kanë ardhur pas shkëputjes nga LSI dhe madje unë kam ndenjur me kryeministrin vetëm para një jave gjatë një vizite të tij në Berat. Herë tjetër kam pasur thjeshtë përshëndetje.

Nuk më është kursyer respekti nga të dyja palët, por më shumë kam patur informacion nga ministra ose ish-ministra të LSI-së, gjatë periudhës që kam qenë në qeverisje me PS-në, ku ankoheshin për ato që i kërkonin nga LSI dhe ato që i detyroi t’i thoshte Rama. Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar asgjë. Nuk di për ish-ministrin e Infrastrukturës, z. Dervishi, është larguar, pavarësisht se nuk është bërë publike, nuk e di të jetë akuzuar për korrupsion. E shumë e shumë figura të tjera. Dua të flas për qarkun e Beratit që sot, psh. në, Partia Socialiste ka të sigurte mandatin e 5-të dhe është duke luftuar për të 6-in. Ky është realiteti në qarkun e Beratit sot", tha Rahovica.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica ka shprehur tërheqjen e tij nga LSI-ja dhe bashkimin me Partinë Socialiste.

Më herët nga LSI u larguan edhe figura qendrore e saj në Qarkun e Beratit, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen PS-së. Së fundmi edhe 100 të rinj dhe të reja janë larguar nga LSI dhe i janë bashkuar PS-së

Ora 10:32
Rehovica tha se ish ministri u largua nga LSI, reagon Sokol Dervishaj për Report Tv: Nuk është e vërtetë

Ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj ka hedhur poshtë deklaratat e Gledion Rehovices, i cili tha se Dervishaj është larguar nga LSI por që nuk është bërë ende publike. Në një reagim për Report Tv, Dervishaj mohoi lajmin duke thënë se nuk është larguar nga LSI.

"Nuk jam larguar nga LSI dhe lajmi nuk është i vërtetë", tha Dervishaj për Report Tv.

I larguar nga LSI, Gledion Rehovica, i cili iu bashkua PS-së pak ditë më parë, tha në një intervistë për Report Tv se  Sokol Dervishaj, është larguar, pavarësisht se nuk është bërë publike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?