Momenti kur Hysen Pici po largohej me vrap

Nuk ndaloi automjetin luksoz dhe përplasi policët në Durrës, shoferi lihet në burg: E bëra në gjaknxehtësi! Nuk doja të dëmtoja askënd

13 Qershor 2022, 09:43| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 11:19

  • Share

"Nuk doja të dëmtoja policin. Gjithçka e bëra në gjaknxehtësi". Kështu ka deklaruar Hysen Pici para trupës gjyqësore ku u shfaq i penduar pasi përplasi policët e rrugores në Durrës. Gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij.

Mbrëmjen e së enjtes, në lagjen numër 1, Hysen Pici po ecte me shpejtësi dhe në kundravajtje me automjetin e tij tip 'Range Rover' të bardhë. Ai nuk iu bind urdhrit të policëve të rrugores për të ndaluar dhe i përplasi. Për pasojë,  njëri prej efektivëve, i identifikuar si G.M., mbeti i plagosur rëndë.

 Hysen Pici, me origjinë nga Shijaku, dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Pas testit të alkoolit dhe verfikimeve, Hysen Pici ka rezultuar të ketë qenë i dehur në momentin e arrestimit, sakaq priten dhe zbardhjet e analizave për substanca narkotike për të cilat gjithashtu policia dyshon që Pici të ketë konsumuar më herët. 

Nga kamerat e sigurisë dukej qartë se pasi përplasi policët, Pici braktisi mjetin dhe u largua me vrap në mënyrë që t'i shpëtonte arrestimit por nuk ia doli.

Mësohet se policia ka njoftuar patrullën më të afërt për të parandaluar largimin e tij dhe në atë moment është konstatuar një person i dyshimtë i cili ka qenë duke vrapuar. Në kushte të tilla efektivët janë vendosur dhe në ndjekje të personit tjetër, por pas verifikimeve të kryera, nuk është konstatuar që kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe arrestuan Picin, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?