Bota

Nuk ndaluan muzikën, talebanët u shkatërrojnë dasmën, vrasin tre persona në Afganistan

30 Tetor 2021, 22:43| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 22:44

  • Share

Tre persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga talebanët në një dasmë në Afganistan.  Ata iu kërkuan dasmorëve që të ndalonin muzikën, por kjo kërkesë u refuza, ç'ka solli edhe në përdorimin e armëve të zjarrit nga talebanët.

Mirëpo zëdhënësi i qeverisë talebane Zabihullah Mujahid nuk e ka pranuar një sulm të tillë duke thënë se ata persona po hiqeshin si talebanë deh mohoi që ata kanë vepruar në emër të lëvizjes islamike. Sipas tij, dy nga autorët e dyshuar janë arrestuar, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

“Mbrëmë, në dasmën e Haji Malang Jan në fshatin Shamspur Mar Ghundi të Nangarharit, tre persona që u prezantuan si talebanë hynë në dasmë dhe kërkuan që muzika të ndalonte. Si pasojë e të shtënave, të paktën tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur. Dy të dyshuar janë marrë në paraburgim nga talebanët në lidhje me incidentin dhe njëri që u arratis është ende në ndjekje. Autorët e incidentit, të cilët kanë përdorur emrin e Emiratit Islamik për të marr hak ndaj çështjeve personale, janë dorëzuar për t'u përballur me ligjin e Sheriatit", tha ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?