Sulmi në PD

Sandër Lleshaj: Nuk ndodhi ndonjë gjë e re as sot

8 Janar 2022, 15:34| Përditesimi: 8 Janar 2022, 15:37

  • Share

Ishte vetëm një deja vu në radhën e gjatë të atyre, që ky vend i mjerë përjeton prej tri dekadash, ajo që ndodhi sot në Tiranë. I njëjti frymëzues, të njëjtët ekzekutorë dhe po të njëjtët të verbër që nuk dinë se çfarë bëjnë.

Edhe si përherë, e njëjta filozofi: dhunë në vend të ligjit dhe institucioneve. Ata që kanë moshë të mjaftueshme, kanë plot ngjarje të ngjashme në kujtesë.

Për më të rinjtë, besoj se mjafton të kujtojnë dhunën e vitit 2019. E vetmja gjë e re sot ishte shënjestra e sulmit.

Mbijetesa e këtij fenomeni turpërues për Shqipërinë nuk lidhet me ndonjë cen gjenetik të popullit shqiptar, por vetëm me stepjen e organeve të drejtësisë përballë organizatorëve të dhunës gjatë këtyre viteve.

Sot ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë. Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 08/01/2022 16:06

    Ti Sander ende ste ka dhene ndonje ofiq hiresia e tij,Rama??? Vdes per nje cik vemendje nga ay i madhe eeee? Ke te drejte per deja vu! A thua Berisha do ta kape ose kaloje rekordin e e Rames me protestat e janarit? Rama morri pushtetin dhe po degjeneron dynjane. Si jane gjasat Sala qe ti sot shan dhe dje mbaje ne gji do e prese burgu!

    Përgjigju
  • Populli: 08/01/2022 15:59

    Ai sot vrau veten.. fundi tragjik i nje te marrosuri

    Përgjigju
  • Ilirjan: 08/01/2022 15:52

    Nje film i stérparé. Kjo ama, eshte e fundit. Berisha ka humbur gjithçka. Tani ti sekuestrohen te gjitha e te rikthehen ne Brrake te appartamenti 2+1 e le ta lene... te lire e paste jeten e gjate, qe ta perjetoje gjate poshterimin qe i gatoi vetes. Fund i turpshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?