Futbollisti Gjergj Muzaka

Nuk pagoi Muzakën, Tiranës i hiqen 3 pikë nga klasifikimi

8 Maj 2018, 13:20| Përditesimi: 8 Maj 2018, 13:22

  • Share

Përfundimi i afatit kohor për të shlyer detyrimin prej 100 milionë lekësh të vjetra karshi ish-futbollistit të saj, Gjergji Muzaka, ka detyruar Komisionin e Disiplinës të marrë sot një vendim.

Më konkretisht, është një dënim shtesë për klubin bardheblu, të cilit i hiqen 3 pikë nga renditja aktuale, në Kategorinë e Parë.

Sidoqoftë, ky vendim nuk e rrezikon ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm, sepse ka diferencë të ndjeshme pikësh me Bylisin e vendit të dytë (13 pikë).

Por, rreziku qëndron mbi 24 herë kampionët e vendit, sepse, nëse nuk e shlyen Muzakën pas një afati të dytë, atëherë do t’i hiqen 6 pikë të tjera nga renditja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?