Foto Ilustruese

Ekonomi

Nuk paguajnë detyrimet, DPSHTRR: Mbi 256 mijë mjete rezultojnë debitore, Tirana ka numrin më të lartë

17 Qershor, 17:04| Përditesimi: 17 Qershor, 17:19

  • Share

256,741 mjete rezultojnë debitore, pasi nuk paguajnë detyrimet për taksat vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit deri në muajin qershor 202, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. 

Sipas DPSHTRR, qarku me numrin më të lartë të debitorëve është Tirana, me 100,453 raste, i ndjekur nga Durrësi me 35,153 dhe Shkodra me 17,881.

E dini sa është numri i mjeteve debitore për taksat vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit deri në Qershor 2025?

256,741 mjete rezultojnë debitore nga kontrolli në Regjistrin Kombëtar të Mjeteve.

Cili është qarku me numrin më të lartë të debitorëve?

Tirana me 100,453, e ndjekur nga Durrësi me 35,153 dhe Shkodra me 17,881.

Cila është natyra e debitorëve?

Individët me 84% përbëjnë numrin më të lartë të debitorëve pasuar nga subjektet me 16% të totalit.

Si kryhet mirëmenaxhimi i nivelit të debisë nga pagesat e vonuara të taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe të luksit?

Sigurisht që përmes një plani masash parandaluese dhe ndaluese të mirëpërcaktuara:

-Njoftime shkresore me frekuencë mujore nga Drejtoritë Rajonale përgjegjëse;

-Njoftime digjitale përmes a-Albania mbi përfundimin e afatit të vlefshmërisë së taksës së mjetit;

-Identifikim në terren përmes sistemit të monitorimit;

-Ndalim i ofrimit të shërbimit për mjetet të cilat rezultojnë debitore.

Përfitimet vijnë gjithnjë të shoqëruara me përgjegjësi ashtu si edhe roli i DPSHTRR-së si agjent tatimor.

Rikujtojmë të gjithë debitorët që, mjetet debitore nuk marrin sherbimet në vijim:

-Ndryshim pronësie

-Ndryshim targash (në rast dëmtimi apo humbje)

-Kontroll fizik (certifikim i xhamave të errësuar)

-Leje Qarkullimi kombëtare dhe ndërkombëtare

-Kontroll Teknik

-Çregjistrim mjeti

-Certifikata ADR dhe CEMT

-Konfirmime të ndryshme që kanë të bëjnë me mjetin

-Paguani detyrimet në kohë, shmang kamatvonesën që të merrni shërbim

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?