TIRANË- Në një artikull të gjatë, gazeta kryesore në Austri “Der Standard” thotë se Shqipërisë rrezikon t’i bllokohen pasuritë që ka në bankat ndërkombëtare, për shkak të gjyqeve që qeveria ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit.
”Disa banka dhe kompani energjetike austriake kanë marrë së fundi një mesazh të pazakontë” shkruan gazeta.
“Një kompani ligjore i pyeti nëse kanë ndonjë pasuri apo ndonjë pretendim nga Republika e Shqipërisë, sepse ato duhet të bashkëngjiten. Arsyeja është një gjyq arbitrazhi që investitorët italianë ngritën në vitin 2015 kundër Shqipërisë dhe e fituan. Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (QZMI) u dha atyre prillin e vitit 2019, të drejtën e një kompensimi prej rreth 100 milionë eurosh.
Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të zbatojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike, mund të konfiskohen tani në të gjithë botën”, theksohet në artikull.
Der Standard shpjegon se në Austri, një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë, firma ligjore Dorda e ka marrë përsipër këtë detyrë dhe është përpjekur të mbledhë deri në 25 milion euro për Francesco Becchetti, një prej tre paditësve.
Llogaritë dhe letrat me vlerë me vlerë në shtatë banka, si dhe tarifat e koncesionit dhe pretendimet e tjera që Shqipëria ka me Verbund dhe EVN për shkak të projekteve energjetike, janë vënë në pikëpyetje, thuhet më tej në shkrim.
Qeveria shqiptare nuk ka pranuar ende të paguajë dëmshpërblimin e gjyqit, pasi e ka ankimuar procesin./TCH
Me te degjenerum e deshtum ska per te pa mo syte e shqipetarit ... hera 2te o mavri qe na bo mish per top ne shqipetareve , iher 21 janar iher me ket mafjozin . Dhe si perfundim na e dhe PRAP ne shqipetareve peshqesh presidentin qe rrim e ju degjojme dokrra kadrish , gafilash , kazanrash neper shtyp ect ect ect ... Totalisht Shtet zdroms i falimentum . Ta morim me long se mishi ka maru .
PërgjigjuKy mafioz te paguaj dëmin që ka katranosur në lumin Vjosë që është shumë herë më i madh se ajo që ky hajdut pretendon.
PërgjigjuPaguj I here ato 100 milione dollare ti zgjebarak masane shofim luminò e vjoses ose dil per peshkim
Demi qe do ti shkaktohej Shqiperise nga MAFJA do te ishte shume here me i madh se ky qe pretendohet. Therrisni mendjes dhe shkulni nga toka shqiptare cibanet qe ka mbjelle Saliu dhe ka prashitur Iliri me Moniken qe ha Vesh. Po Luli? Luli po fle gjume.....
PërgjigjuBravo , prape fajin e paska Saliu,Iliri , horoskopi , fati i keq e asnjehere Ed Rana.O militant i semure nga trute , une kam 20 vite votoj te majten po eshte e turpshme qe edhe pas 7 viteve ne pushtet Rlindja bertet fajin e ka Saliu per cdo gje .Per ca jane ne pushtet keta, per ti bere balle sfidave e jo vetem per koncesione e PPP .O te bejne punen o te dale dikush tjeter nga e majta te behet kryeminister .
Bravo Rama po e con vendin ne falimentim total.
PërgjigjuEdhe vodhi sa deshi mafiozi italian,edhe ta paguash maskarane hajdut me faturat fallco qe leshonte mamaja e tij!
PërgjigjuE kuptove dhe ti tani që paska qënë mafioz si Saliu dhe gjynaf që na bëri golin në kohën e të dashurit tuaj Edwin Rama!! Zot na ruaj nga kokpalarët dhe koklarët e zgjuar