TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ju ka mbajtur një pjesë të pagës, 4 deputetëve të PD; Flamur Noka, Gazment Bardhi, Elda Hoti dhe Bledjon Nallbati, pasi në seancën e datës 30 shtator 2024, u përfshin në akte dhune në Kuvend, duke dëmtuar karrige, pajisje dhe sisteme elektronike.
Pasi 4 demokratët refuzuan ta paguajnë vullnetarisht dëmin e shkaktuar, sipas dokumenteve të siguruara nga Report TV, shuma ka filluar t’ju mbahet në pagat e muajve nëntor dhe dhjetor.
Sipas faturës, dëmet e shkaktuara janë në shumën 764 mijë lekë (të rinj).
Përgjegjës për dëmet janë deputetët Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Elda Hoti, të cilët do paguajnë si më poshtë:
Gazment Bardhit i janë mbajtur 209 mijë lekë.
Flamur Nokës dhe Bledion Nallbatit nga 187 mijë lekë. Fatura për Elda Hotin ishte 180 mijë lekë.
Në dokument specifikohet edhe lloji i dëmit të shkaktuar, ku Bardhi për stemën e dëmtuar të Kuvendit, karriget dhe tapetin e djegur, si dhe tre të tjerët për karriget dhe tapetin. Dokumenti është i firmozur nga sekretari i Kuvendit, Genci Gjonçaj.
Deputetët e Partisë Demokratike dogjën karriget e Kuvendit më 30 shtator, në shenjë proteste pas dënimit me burg nga Gjykata e Apelit të kolegut të tyre, Ervin Salianji.
Elda Hotit duhet t'ja kishin mbajtur njelloj si te tjereve.Pa benzinen qe solli te fshehur ne cante,nuk do te ishte bere gjithe ai dem.E kane diferencuar ne gjobe si femer,por demin e beri si mashkull.
PërgjigjuMEERINI VILEN NE GJIRIN E LALEZIT,,,,,ATIJ MALOKUT,,NOKA,,KU I GJETI PARATE MALOKU TE BEJE VILE NE PLAZH....
Përgjigju