Korporata e Investimeve Shqiptare ka rihapur thirrjen për projektin e Bibliotekës së re Kombëtare që do të ndërtohet në zonën e ish-“vilave gjermane”.
Thirrja e parë e hapur më 10 janar të këtij viti u anulua për shkak se nuk pati oferta të suksesshme.
“Arsyeja për anulim është: numri i pamjaftueshëm i aplikimeve të dorëzuara për Fazën I të procedurës konkurruese brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve të përcaktuar në Dokumentin e Kualifikimit”, njoftoi Korporata e Investimeve.
Korporata e investimeve njofton se afati i ri për paraqitjen e aplikimeve nga ana e subjekteve është data 7 Prill 2025.
Gara për këtë thirrje zhvillohet në 2-faza, e para ku propozohen idetë për godinën e re të Bibliotekës Kombëtare dhe e dyta është faza e dytë është e ofertës financiare për këtë projekt të ri.
Në njoftimin mbi këtë projekte Korporata e Investimeve thotë se: “investimi synon konceptimin dhe projektimin e një zhvillimi multi-funksional në zonën e ish-“vilave gjermane”, një lokacion i rëndësishëm në kryeqytet, i njohur për urbanizimin dinamik dhe afërsinë me një numër destinacionesh dhe nyjesh kryesore zonën urbane përreth tij, duke e kthyer në një qendër multi-funksionale për të rritur efikasitetin funksional dhe për të kontribuar në vlerë të shtuar në jetën sociale dhe në ekonominë të qytetit të Tiranës”.
Komente

Po pse te Vilat Gjermane ,sikur ishte në Projekt aty te ish Garda te Liqeni Artificial?! Shumë larg aty te Depo ujit,kush do lexojë?Të paktën në Qytet Studenti !
Përgjigju