'Nuk përfitova bonus qiraje dhe jam invalid', familja rikthehet në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti (VIDEO)

17 Shkurt 2020, 17:13| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 17:21

  • Share

Familja Kola nga Laçi pasi u largua nga hoteli ku qëndruan të strehuar për gati dy muaj, u rikthyen në banesën e shpallur të pabanueshme tek ish-konviktet. Kjo familje me 4 anëtarë nuk ka përfituar bonusin e qirasë, për shkak se nuk kanë dokumente për shtëpinë të cilën e kanë blere me një akt noterial disa vite më parë. Pamundësia financiare për të gjetur strehim me qira, i ka detyruar t'i rikthehen jetesës në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit.

"Nuk kam letra për shtëpinë, ja kam blerë dikujt me lek dore nuk ishte me letra ky konvikti. Kemi ardhur nga malet për hall, na kanë thënë për bonus kemi shpresë të na japin. Me pagesën e invaliditetit të burrit me 100 mijë lekë nuk marrim dot shtëpi me qira", tha banorja

Kryefamiljari Nikoll Kola thotë se kanë kërkuar për banese me qira, por çmimi është i papërballueshme për ta, pasi e vetmja e ardhur është pagesa e invaliditetit që ai merr.

''Banoj këtu, jam invalid nuk e përballoj dot qiranë me 100 mijë lekë që marr", tha kryefamiljari

Në situatë të ngjashme janë dhjetëra familje tek ish-konviktet në Laç, të cilët nuk kanë dokumente për banesat e tyre në mënyrë që të përfitojnë bonus qiraje.

"Kam tre ditë që kërkoj shtëpi me qira, kam motrën dhe gruan e sëmurë. Ai që më çoi në hotelet në Lezhë të më gjejë shtëpi. E kam marrë banesën këtu që në 1997", tha një banor.

"Kam aplikuar për bonus qiraje, nuk kam marrë, se di çfarë do bëhet", tha një tjetër banor.

Në këto kushte banoret e vendosur tek ish-konviktet në Laç, rrezikojnë të mos përfitojnë as nga programet e rindërtimit, pasi ende nuk ka asnjë vendim që i favorizon ato.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?