Liam Osmani

Nuk përmbahet Liami i Big Brother: Iu derdh kafen në tokë banorëve! I turren të revoltuar: Boll, o kafshë

13 Prill, 16:30| Përditesimi: 13 Prill, 16:46

  • Share

Dita e sotme në shtëpinë e Big Brother ka filluar sërish me debate dhe diskutime.

Teksa banorët kanë qenë duke konsumuar kafen e mëngjesit Liami ka ardhur tepër i revoltuar dhe ka thënë: “Turp të keni”.

Në nerva e sipër ai ka rrëzuar çdo gjë që ka gjetur në tavolinë, përfshirë edhe kafet e banorëve.

Graciano: Boll, boll me këto budallallëqe se na e shpifët.

Erjola: Boll o kafshë, o idiot, çfarë bën?

Liam: Mos flisni për mua.

Graciano: Po ik ore ik ti.

Liami: Për mua pra po flisni, keni tre orë aty. S’keni turp s’keni.

Graciano: Kush po flet për ty, kush?

Erjola: Kush po flet për ty o kafshë?

Liam: Jua kam dhënë mundësitë të gjithëve për të folur me mua.

 Graciano:Çfarë po bën more? Kështu rezistohet këtu? Unë po tregoja për gjërat e mia.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?