Nuk përmbahet Sazan Guri: Shqipja, gjuha më e vjetër në botë! Publicisti Nikolla: Po e studiojmë si tezë

26 Shkurt, 19:49| Përditesimi: 26 Shkurt, 19:58

  • Share

“Shqipja është gjuha më e vjetër në botë”. Kështu deklaroi Sazan Guri në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv.

“Na vijnë deri në 3-4 artefakte në vit gjëra të vjetra të shkruajtura. Nuk mund të pranosh dot se pllaka në  Apolloniti, timija hynëron, hare, ndërkohë nga akademikët tanë është përkthyer simite te xhaja. Gjuha shqipe 8500 vjet. Por jo vetëm kaq... Është publikuar te revista The science.  Zbuluan se gjuha shqipe është më e vjetër se dhe vetë armenishtja. Instituti danez: gjuha shqipe gjuha më e vjetër në botë.”

Publicisti Albert Nikolla tha se janë duke e studiuar si tezë. Ndërkaq ai pretendon se "pensionet greke sjellin anti-shqiptarizëm në jug”.

“Ne jemi duke e studiuar nëse gjuha shqipe është vërtet rrënja e të gjithë gjuhëve perëndimore dhe jo vetëm. Nuk e themi në mënyrë kategorike. Duhet të jemi të sinqertë. Ne si akademi bëjmë dhe deduksione. Më ka ndodhur në Greqi dhe Serbi të na urrejnë. Ne jemi njerëz të hapur të lirë. Janë të vetmet kombe që blejmë emërtime dhe kthejnë besime. Përse i bëjnë? Përse paguajnë njerëz në jug për t’i ndihmuar? Pse për pensione? Ti mëson një popull që ta kesh kundër vetvetes, në jug një pjesë e tyre që marrin pensione flasin anti shqip”, tha ai më tej.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/02/2024 01:27

    Sanskrishtja konsiderohet gjuha me e vjeter ne bote dhe ben pjese ne grupin e gjuheve indo-evropiane ku ben pjese dhe shqipja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?