Nuk përmbushën detyrat në luftën kundër kanabisit, përjashtohen 4 efektivë policie në Pukë, mes tyre edhe ish-shefi i komisariatit Fiqiri Dani

13 Gusht, 12:17| Përditesimi: 13 Gusht, 12:24

  • Share

Me vendim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit u përjashtuan 4 efektivë police në Pukë. Në mesin e tyre është edhe ish-shefi i komisariatit në Pukë, Fiqiri Dani.

Masë ndëshkimore ndaj shefit të stacionit policor në Fushë Arrës, B.I., oficerit në Fushë-Arrëz K.Th. dhe inspektorit N.M.

Vendimi për përjashtim ka ardhur pas hetimit që ka zbuluar mos përmbushje dhe dështim të përmbushjes së detyrave në luftën kundër kanabis sativa.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?