Kastriot Dermaku (majtas)

Nuk po gjen hapësira në Serie A, Kastriot Dermaku në 'optikën' e Claudio Ranierit

24 Janar 2023, 16:33| Përditesimi: 24 Janar 2023, 16:34

  • Share

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Lecces në Serie A, Kastriot Dermaku është pranë firmës me Cagliarin. Skuadra e Serie B është pretendentja kryesore për t'u ngjitur në elitë dhe për këtë pak javë më parë afruan në ekip trajnerin Claudio Ranieri.

Veterani i stoli është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe drejtori sportiv, Tommaso Giulini, kërkon mes të tjerash edhe Dermakun. Vetëm 193 minuta për shqiptarin këtë sezon te Lecce janë shumë pak, kjo për shkak edhe të një dëmtimi.

Në pritje të nje rikthimi të Radja Nainggolan, Cagliari duket se do punojë për afrimin e Dermakut në merkaton e janarit. 31-vjeçari i Kombëtares është një njohës i mirë i futbollit italian, teksa ka luajtur me klube si Empoli, Pavia, Cosenza apo edhe Parma. Rikuperimi i tij i plotë pritet të ndodhë pas 31 janarit dhe mbrojtësi do jetë në gjendje optimale për aventurën e re, nëse Lecce vendos ta huazojë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?