Lulzim Basha dhe Agron Duka

Politikë

'Nuk po merremi vesh', aleati i Bashës, Duka: Në shkuam të votonim Nikollën, ato filluan të grisnin fletët e votimit

23 Shtator 2021, 22:03| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 22:07

  • Share

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka ka pohuar se nuk kishte qenë në dijeni në lidhje me vendimin e Grupit Parlametar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Sipas kreut të PAA-së, ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.

 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka në Log.

Agron Duka, ndryshe nga veprimi i PD-së zgjodhi të bojkotonte procesin e votimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke mos marrë pjesë në votim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?