LEZHË - Dy efektivë të policisë bashkiake të Lezhës janë dhunuar për shkak të detyrës dhe janë goditur me sende të forta nga dy vëllezër, ngjarje e ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Shëngjinit. Policia ka arrestuar dy vëllezërit A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin, ndërsa efektivët që u lënduan morën trajtim mjekësor në spital.
Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me Gj. të atin e dy vëllezërve, Gj.Ll, i cili nuk ka pranuar t'i prishej muri i rrethimit të banesës së tij , 2 djemtë i kanë goditur policët bashkiakë me mjete të forta.
Policia ka ngritur akuzën paraprake për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", e kryer në bashkëpunim, ndërsa materialet procedurale i dërgoi për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Lezhës.
Në përgatitje të sezonit të ri turistik, prej disa ditësh Bashkia Lezhë ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën turistike të Shëngjinit. Ndërhyrja po realizohet nga Policia Bashkiake dhe punonjës të Shërbimeve Publike me mjetet që disponojnë, ndërsa objektet pa dokumentacion kryesisht mure rrethuese. Puna ka nisur në lagjen e vjetër të Shëngjinit ku do të prishen gjithsej 30 objekte të identifikuara pa leje dhe më pas do të vijohet edhe në zonën e plazhit.
Duhen hedhur e prishur te gjithe muret e gardhet rrethues..ane'mbane Shqipnise
PërgjigjuKETA ndryresira ndertojne ku te munden,,,palaco njerez,,kujtojne se eshte koha e sali -bordellos,,,qe bej c'te duash ,prish qytetet,,,I lutem edi rames te prishe nja 5 milion shtepi ti vije mendja ne vend maloko-qenerise…...
PërgjigjuMalokët e malësisë së thelle të Vlores janë komplete injorantë . Maloket vlonjate janë me të keqinjte
@hansi Qa te kan ba malokt qe I ke aq inat mor hans, apo te kan ba punen qe te ka ba baba
TI rrifni o llesho sa ti dale shpirti ti rrifni,,,pisa njerez...
PërgjigjuShpejt urgjent të arrestohen bajgat, urgjent!
Përgjigju