Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj ishte sot në ‘Studio Live’. Për Arbër Hitajn, Lapaj theksoi sa i përket kritikëve ndaj tij se nuk pret që ta nderojnë me lule.
'Nuk pres të më presin me lule, asnjë nga ekipi jonë.'
Për Berishën, Ramën dhe Metën thotë se shumë gjëra i kanë bërë gabim. Por gabimi më i madh sipas tij është babëzia që kanë për të mos hequr dorë nga karrigia e pushtetit.
'Shumicën e gjërave i kanë bërë gabim. Gabimi më i madhe nuk është se kanë gabuar gjatë qeverisjes. Sot dimë shumë më shumë, pasi kanë pushtet prej kaq vitesh nuk janë të ngopur me pushtet. Janë paketë, përfaqësojnë një mendësi politike. Erdhi zoti Rama iku Berisha me idenë e demokratizimit, dhe Rama punon me të njëjtët njerëz që punonte Berisha. Ka të njëjtën qasje për diasporën. Sot merret administrata me autobus dhe çohet në mitingje. Ajo që dua të them, na duhet të shkëputemi nga ky model.'
Lapaj mbështet reformën në drejtësi dhe nuk është për kthim prapa.
'Jemi në mbështetje të drejtësisë së re. Bëhen gabime, nuk është perfeksion. Duhet ta mbështesim reformën. Mund të rekuperojmë më mirë të ecim përpara.'
Më tej, sa i përket kostos për votën e diasporës Lapaj thotë megjithëse mund të jetë shifër e lartë për buxhetin, ia vlen të ndërmerret një hap i tillë për Shqipërinë.
'Nëse nuk arihet të mbulohet kosto e kthimit do votojnë ata që munden. Nëse shkojnë kostot 60 mln dollarë, ktheht barrë të rëndë ekonomike. Unë jam gjithë sy e vesh për raportet ekonomike. Por është nevoja ta ndryshojmë Shqipërinë. Duhet ta bëjmë këtë sakrificë. Duhet ta bëjmë.'
Ju o T Llapaaa, je një dhëndër i një Prokurori që Drejtësia e re e qëroi në rrugë për korrupsjon e pasuri që nuk e justifikonte dot, kështu që Ju në zgjedhjet e Majit 2024, nuk merni as 0, 99 % të votave.
Përgjigju