Nga një operacion antikanabis i policisë

Nuk raportuan parcelat me hashash, nën akuzë 2 specialistë të pyjeve dhe 2 kryepleq të fshatrave në Mallakastër! Kultivuesit ende të panjohur

15 Shtator, 15:17| Përditesimi: 15 Shtator, 15:21

  • Share

Mallakastër- Komisariati i Policisë Mallakastër përfundoi sot (15 Shtator) një aksion antikanabis, pas një hetimi ku u përfshinë edhe përgjime me metoda aktive dhe speciale, duke goditur një tjetër rast kultivimi të bimëve narkotike dhe marrë nën akuzë deri tani 4 zyrtarë vendorë.

Policia e Fierit njoftoi se nën hetim janë 2 specialistë të Pyjeve dhe 2 kryepleq të fshatrave Lofkënd dhe Çyçen, ku u zbuluan parcela të kultivuara me bimë narkotike.

“Ndërhyrja u bë në kuadër të operacionit kombëtar "Territor i Pastër", nga Komisariati i Policisë Mallakastër dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 4 shtetasit”, tha policia vendore.

Të dyshuarit janë B. H., 63 vjeç, P. I., 61 vjeç, me detyrë specialistë pyjesh dhe H. S., 73 vjeç, kryeplaku i fshatit Lofkënd dhe G. S., 59 vjeç, kryeplaku i fshatit Çyçen. Ndaj tyre është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Hetimet erdhën pasi nga kontrollet e territorit janë konstatuar në koordinata të ndryshme, në fshatrat Lofkënd dhe Çyçen, bimë të mbjella të lëndës narkotike kanabis sativa, e cila një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua.

“Këta shtetas nuk kanë dhënë informacion në lidhje me koordinatat e mbjella me bimën narkotike”, tha policia.

Teksa po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë, kryesisht kultivuesve, pasi ngjarja është pa autorë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?