Nuk respektonin këmbësorët tek vijat e bardha, ‘Droni edukues’ kap në shkelje shoferët në Tiranë

16 Korrik 2022, 10:31| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 10:41

  • Share

Policia Rrugore në Tiranë është vënë në monitorim të shoferëve të cilët nuk respektojnë sinjalistikën rrugore. Shkeljet janë monitoruar nga ‘Droni Edukues’, ndërsa policia ka gjobitur disa drejtues mjetesh, të cilët kryesisht nuk respektojnë qytetarët tek vizat e bardha.

‘Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor. Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deti: 16/07/2022 16:13

    Duhet droni 1000 euro qe ti shohin policat e rrugores nshkeljet. 5 minuta te qendrosh ne cdo kryqzim te tirases qe ka polic dhe e shikon qe nuk e rruan asnjeri per kembesoret. Duhet droni qe te bej policia videoclip. Shtet vk.

    Përgjigju
    • Luli: 16/07/2022 23:11

      E rruajne e rruajne jo kur eshte polici por kur shohin makinen e policise rrugore te gjithe drejtuesit e mjeteve i mbushib dhe bejne sikur jane.shembullore

    • Loni: 16/07/2022 16:56

      Hajdutet edukues...si bejne sikur ngeli aty!? Po kur te hidhen kembesorët mbi kofkën e makinës e kur dalin si ketra arre e ka fajin shoferi!? Hec më qalbanistan!

  • Piku: 16/07/2022 16:00

    Dron ndwshkues, pse e quajne edukues? Edukoni pak edhe kembesoret me keto dronet se te sheshi Straus ke viza te bardha cdo 30 metra e prape ecin jashte tyre ku ta kene me per mbare. Gjobisni edhe kembesoret.

    Përgjigju
    • Qytetar: 17/07/2022 07:40

      Piku, po ti nuk je kembesor? Apo edhe ne banjo shkon me kater-rrotak? Kembesori ve veten e tij ne rrezik kur shkel rregullat brenda qytetit, shoferi ve ne rrezik jeten e tjetrit.

  • Miku: 16/07/2022 14:09

    A ka mundesi te vizoni me te bardhe vizat e bardha, o Bashkiaaaa. Ke te shohim me pare, gropat, monopatinat, motorrat qe vijne anash, app tabelen e kembesoreve? VIZOJINI SE U KA DALE BOJA

    Përgjigju
    • Une: 17/07/2022 07:48

      Tek video-ja, vizat duken shume qarte. Ndoshta duhen vijezuar kurrizet e disa shofereve me shkop gome qe t‘i shohin me mire.

  • Droni: 16/07/2022 12:40

    Me e bukura per se si vepron policia shqiptare eshte qe shpesh kerkojne qimen ne veze kurse traun qe kane para syve nuk e shofin,ne Tiran qytetaret me makina jan jasht zakonisht te respektushem keshtuqe normalisht duhet te kete edhe tolerance, hajde shnet

    Përgjigju
    • I respektueshmi: 17/07/2022 07:56

      O shoku Droni, a ke dale ndonjehere jashte Shqiperise qe te duken te respektueshem shoferet ne Tirane? Provo te kalosh ashtu ne vija te bardha ne Gjermani. Tek semafori me i afert do te varnin kalimtaret.

    • Parruca: 16/07/2022 16:11

      Pse u dashka tolerance kur qekan jashte zakonisht te respektueshem? ‘’Qytetaret ‘’ me makina ne Tirane dhe kudo ne Shqiperi ne pjesen derrmuese jane derra. Kur une si qytetar me makine respektoj prioritetin e kembesorit, nga pas vjen nje derr qe i bie borise, me demek pse ndalon. Ose kur rruga eshte me 2 korsi, kembesori i gjore ngec para makines time, sepse derrat me makine vazhdojne kalojne nga e majta. Ne kete rast detyrohem te vihem mes 2 korsive per te bllokuar derrat nga pas, qe kembesori te kaloje. Duhen keputur masivisht me gjoba, se mbase do fillojne te respektojne kembesoret. Bashkia nga ana tjeter duhet i mirembaje vijat e bardha, se masivisht jane fshire.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?