Nuk respektonin masat COVID, gjobiten 770 qytetarë! Ndëshkohen 10 biznese për thyerjen e rregullave (VIDEO)

3 Shkurt 2021, 15:38| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 16:17

  • Share

Qytetarët vijojnë të mos respektojnë masat antiCOVID të vendosura nga qeveria shqiptare.

Në 48 orët e fundit, policia ka gjobitur në total 770 persona të cilët nuk respektonin këto masa të vendosura.

Prej tyre, 746 qytetarë u kapën duke lëvizur në rrugë pa maska të vendosura dhe u ndëshkuan me 3000 lekë, shumë e cila u vendos në faturën e energjisë elektrike.

Nga këto persona, 9 prej tyre nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi, ndaj u shoqëruan në komisariat ku pasi u identifikuan, u gjobitën e më pas u lanë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në biznese të ndryshme, policia ka evidentuar 10 biznese (bare, lokale, restorante) që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.      

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 14 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.  

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?