Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 2.584 qytetarë gjatë 4 ditëve të fundit! 2.546 pa maskën mbrojtëse, 35 shkelën orën policore

23 Mars 2021, 14:32| Përditesimi: 23 Mars 2021, 14:42

  • Share

Policia e Shtetit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 2.584 gjatë 4 ditëve të fundit.

2.546 qytetarë janë konstatuar pa maskën mbrojtëse, 300 prej të cilëve janë kapur duke udhëtuat në mjete private me persona të cilët nuk kishin lidhur familjare apo me mjete të transportit publik, pa maskë.

Gjatë 4 ditëve të fundit janë gjobitur me masën administrative prej 1.000.000 lekësh 3 subjekte që ushtronin aktivitet kundër protokollin të sigurisë.

Për sa i përket orës policore, 35 persona janë gjobitur për shkak se e shkelën atë.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

2546 prej tyre janë ndëshkuar për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. 

Gjatë 4 ditëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2246 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 300 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.   

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 35 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.   

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?