Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 579 qytetarë pa maskën mbrojtëse, 4 shkelën orën policore

11 Mars 2021, 13:22| Përditesimi: 11 Mars 2021, 13:30

  • Share

Gjatë 24 orët për shkak të mos respektimit të masës anti-COVID, për mbajtjen e maskës mbrojtëse, policia ka gjobitur 579 qytetarë.

496 qytetarë janë konstatuar pa maskën mbrojtëse në ambiente publike, ndërsa 83 prej tyre janë kapur duke udhëtuar me mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, masën COVID.

Për sa i përket orës policore ajo është shkelur nga 4 qytetarë të cilët si pasojë janë gjobitur me masën administrative prej 1.000 lekësh.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Policia e Shtetit

Nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 579 shtetas.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.  

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 496 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 83 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?