Nuk respektuan masat antiCOVID, gjobiten 952 persona në 24 orët e fundit! Ndëshkohen 850 qytetarë pa maska në rrugë (VIDEO)

16 Shkurt 2021, 16:34| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 17:19

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u gjobitën 952 qytetarë të cilët nuk respektuan masat antiCOVID.

850 prej tyre u konstatuan teksa lëviznin pa maska në rrugë. Ata u gjobitën me 3000 lekë, shumë e cila do faturohet në faturën e energjisë elektrike.

Policia rrugore ka ndëshkuar me masë administrative 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 45 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve të policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi u identifikuan janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

 Është gjobitur me 1.000.000 lekë, administratori i një lokali që u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?