AAK dhe Nisma, janë gjobitur me 2 mijë euro për mos respektimin e masave anti-COVID në Kosovë.
Të dy partitë kosovare janë gjobitur pasi kanë mbajtur mbledhje politike masive qytetarësh në Prishtinë dhe si pasojë kanë shkelur rregullat anti-COVID.
Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Ai shkruan se do Vazhdohet me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.
Si provë ai ka përdorur fotot e mbledhjeve që vetë krerët e 2 partive kanë postuar në rrjete sociale.