Tiranë-13 persona janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës që lamë pas. Janë vendosur më shumë se 13 mijë masa administrative ndërsa u bllokuan 13 automjete.
Njoftimi i policisë:
Janë vendosur 13 578 masa administrative:
•34 masa për xhama të zinj.
•1447 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
•452 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
•1147 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
•5 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
•7169 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
•22 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
•38 raste për tejkalim shpejtësie.
•13 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!